11 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892.
Në total numri i rasteve aktive është 797. /2LONLINE/a