DYLON

Komisioni Komunal për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës në krye të tij zgjodhi shërbyesin civil, Fatlum Demiri

Komisioni Komunal për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës në krye të tij zgjodhi shërbyesin civil, Fatlum Demiri
Avatar photo Redaksia

Komisioni komunal për përgatitjen e ndryshim plotësimit e statutit të komunës së Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt.

Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit, që janë zgjedhur përmes Kuvendit Komunal të Vitisë, me shumicë votash kanë votuar që kryetar i këtij komisioni të jetë shërbyesi civil, Fatlum Demiri.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjatë këtij takim anëtarët e komisionit që përbëhen nga këshilltarë të partive politike që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Vitisë si: LDK, LVV, PDK por edhe përfaqësues nga ekzekutivi komunal dhe të shoqërisë kanë dalur me disa propozime për plotësim ndryshim të statutit.

 Këto propozime priten të dërgohen në Kuvend dhe më pas bashkërisht të dalin në konsultim me publikun. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.