DYLON

Aktakuzë për posedim të narkotikëve dhe kontrabandim të migrantëve

Aktakuzë për posedim të narkotikëve dhe kontrabandim të migrantëve
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës kundër të pandehurit Sh.H për veprat penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me nenin 281, paragrafi 1, nënparagrafi  1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të kryera në vazhdimësi, lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale të kontrabandimit të migrantëve nga neni 170, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, gjithashtu, të kryera në vazhdimësi, lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është pajtuar që ky rast të transferohet nga Republika e Sllovenisë, pas arrestimit të të pandehurit Sh.H, i cili nga viti 2017 ka qenë i kërkuar nga Interpoli. Veprat penale i ka kryer si anëtar i një grupit kriminal, ndërsa te gjithë anëtarët e tjerë janë gjykuar dhe dënuar në Slloveni.  Grupi ka vepruar kryesisht në territorin e Sllovenisë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.