Trevizo, është njëra ndër provincat më të populluara me mërgatën shqiptare. Sipas disa statistikave, vetëm në qytetin e Trevizos ndodhen mbi 5 mijë emigrantë nga Shqipëria, Kosova, Ilirida dhe trojet tjera etnike, përderisa në territorin e kësaj province llogaritet të jenë mbi 35 mijë shqiptarë.
Florim Zeqa
Në mungesë të një organizimi të mirëfillt, të një shoqate apo organizimi me thëmele të pastra kombëtare, i cili do të mirrej me organizimin e shëndoshë të mërgatës tonë, pa ngjyrime partiake, rajonale apo ideologjike, është “Next EVENT”-që me sukses të jashtëzakonshëm është duke e mbuluar boshllëkun kulturor të shqiptarëve në Provincën e Trevizos.
Grupi organizativ i evenimenteve kulturore “Next EVENT”-, përveqse i vetmi i këtij lloji në Itali, është edhe me traditën më të gjatë të organizimeve të koncerteve dhe mbrëmjeve familjare dhe jo vetëm kaq.
Kohëve të fundit “Next EVENT”–i është bërë strehë e ngrohtë e të rinjëve përmes organizimeve të mbrëmjeve rinore, ku përveq argëtimit të rinjët dhe të rejat shqiptare, njifen dhe shoqërohen me njëri-tjetrin.
Tetë vite të veprimtarisë së “Next EVENT”–it mund të përshkruhen me qindëra koncerte, mbrëmje familjare dhe mbrëmje të hareshme rinore. Në organizimet e “Next EVENT”-, përveq kënaqësisë shpirtërore, bashkatedhetarët njifen me njëri-tjetrin, për të krijuar lidhje të përhershme miqësie mes tyre.
“Next EVENT”–i, me përvojen e gjatë dhe profesionalizmin në organizimin e koncerteve, përveqse storie suksesi paraqet shembullin më të mirë të organizimit, është bërë sinonim i së mirës, tolerancës dhe unifikimit të të gjitha shtresave të mërgatës tonë.
Përgjatë këtyre tetë viteve të veprimtarisë, “Next EVENT”- mërgatës shqiptare në Itali i ka sjellur pothuajse të gjithë yjet e estradës shqiptare, përfshirë të gjitha zhanret e muzikës dhe humoristët më të shquar në trojet etnike.
Shtrirja e organizimeve të “Next EVENT”–it është e gjërë, duke filluar nga Trevizo, Verona, Milano, Firence, Torino, Roma, Alessandria, Parma, Udine, Trieste,…duke kaluar përtej kufinjëve të shtetit italian, si në Austri, Gjermani, Slloveni, etj.
Emërtimi “Next EVENT”-, do të thotë “eventi i radhës”, që nënkupton vazhdimësinë e këtij grupi mjaft ambicioz, të udhëhequr nga i riu Besart Obrazhda nga Theranda-Republika e Kosovës, i cili në radhët e veta ka një staf të gjërë bashkëpuntorësh nga të gjitha trojet etnike.
E veqanta e këtij grupi, përveq cilësisë së lartë të organizimit të evenimenteve kulturore është mikëpritja e ngrohtë dhe akomodimi dinjitoz i mysafirëve dhe pjesmarrësve.
Në pyetjen që i parashtrova presidentit të”Next EVENT”- -it, zotit Besart Obrazhda, se cilat janë vështirësitë me të cilat përballeni gjatë punës tuaj, ishte kjo; “Më së vështiri e kemi kur kapacitet e sallave të mëdha ku mbajmë koncertet na bëhen të vogla nga numri i madh i pjesmarrësve,…disa herë na ka ndodhur të sfidojmë personelin e restoranteve më të mëdha nga mysafirët e shumtë të ardhur nga të gjitha anët e Italisë”.
Para tetë viteve kur kishte filluar punën me “Next EVENT”–in, Besarti ishte vetëm 22 vjeq, pa përvojë në organizime dhe pa mbështetjen e akujt. Por falë dëshirës, vullnetit të madh për punë dhe guximit për t’u përballur me sfidat e kohës, ia kishte arritur qëllimit për të tejkaluar të gjitha vështirësitë dhe pengesat jo të vogla gjatë rrugëtimit tetvjeqar.
Sot, Besarti 30 vjeqar, është ngritur dhe kalitur në profesionin e tij prej një organizatori të suksesshëm, duke dhënë kështu shëmbullin e mirë për rininë shqiptare që jeton në Itali, se “të mirat nuk pikin nga qielli”, por arrihen vetëm me përkushtim të madh ndaj punës, sinqeritetit dhe besnikërisë ndaj bashkatdhetarëve.
Në organizimet e “Next EVENT”-it në Itali, me kërkesën e adhuruesve, më së shpeshti prezent ka qenë ylli i estradës shqiptare, e pakrahasueshmja në zhanrin e saj të këndimit, e madhja LETA, pastaj Sefë Duraj, Meda e shumë të tjerë. Poashtu, vend të merituar zëjnë edhe talentët e mërgatës sonë, për shpalosjen e talentit dhe vlerave të tyre muzikore dhe artistike, si këngëtarja tashmë shumë e popullarizuar në mërgatën shqiptare Elhame Ahmetaj, Hajrush Kryeziu grupi shumë simpatik i të rinjëve “ALGLOBOS”, etj.
Presidenti i “Next EVENT”–it, Besart Obrazhda në projektet e së ardhmes synon organizimet e rregullta javore të mbrëmjeve rinore, ku të rinjët dhe të rejat shqiptare në vend të shkuarjes nëpër diskoteka e vende tjera të pasigurta, do ta kenë një strehë të ngrohtë, të sigurtë dhe 100 % shqiptare.
Keshtu “Next EVENT”–i, përveq sinonim kënaqësie dhe ushqimi shpirtëror do të jetë dhe vendi i bashkimit të shqiptarëve pa dallime moshe e gjinie, ideologjie partiake, rajoni apo shteti.