DYLON

Kuvendarët gjilanas “befasohen” në hyrje nga dy lloj protestuesish!

Kuvendarët gjilanas “befasohen” në hyrje nga dy lloj protestuesish!
Avatar photo Redaksia

Kuvendarët e Gjilanit të cilët ia kishin mësyrë sot sallës ku mbahen seancat janë “befasuar”  kur në hyrje janë ballafaquar  me dy grupime protestuesish.

Njëri grup i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët përmes një performance kanë shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin e tyre  që ka të bëjë me  disa çështja  që ndërlidhen me emërtimet e rrugëve  dhe shesheve,  të lëvizjes së shtatorës  së dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe për përcaktimin e hapësirave  për vendosjen e shtatoreve ose busteve ,  duke kërkuar të mos aprovohen pasi  po bëhen pa kritere  pa konsensus,  për shkak të komisioneve kompetente…

Po ashtu para sallës së kuvendit  ishin mbledhur edhe punëtorët e Ecohigjienës, që ishin larguar nga puna, sipas tyre pa të drejtë nga partneri austriak i kësaj kompanie,  që  funksionon me partneritetin publiko privat.

EkoHigjiena

Portali 2LONLINE, do të sjellë informacione të veçanta  për të dyja këto  tubime ku janë shprehur pakënaqësi para Kuvendit dhe kuvendarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.