Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me zhvillimin profesional të oficerëve të saj falë mbështetjes nga Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
Në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, Nëntoger Art Gunga përfundoi me sukses “Kursin Kualifikues Profesional për Oficerë”. Ky kurs realizohet për oficerë të rinj të profesioneve të ndryshme si mjekë, farmacist, oficerë ligjor, veterinar, terapist, kapelanë dhe fusha tjera specialistike të forcave të armatosura.
Bazuar në rezultatet e arritura në këtë kurs Nëntoger Gunga është shpërblyer me medale nga Komandanti i Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen për Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/