DYLON

Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli udhëtojnë për në ShBA

Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli udhëtojnë për në ShBA
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani Sadriu dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë. Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.

EkoHigjiena

Ndërkaq gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata do të zhvillojnë edhe takime të tjera. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.