DYLON

Edhe një i arrestuar për gjuajtje me armë zjarri gjatë një ahengu familjar

Edhe një i arrestuar për gjuajtje me armë zjarri gjatë një ahengu familjar
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 24.07.2022 ka pranuar informatë se nga vetura në lëvizja e llojit Mercedes me targa të huaja e cila ishte pjesëmarrëse në një aheng familjar ka të shtëna me arme zjarri.

Patrulla e Policisë me urgjence ka dalë në vendin e ngjarjes, ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin A.B. (1990) nga i cili është konfiskuar arma e llojit Ekol Jackel Dual Compact e kalibrit 9 mm, një karikator përkatës, njëzet e tre (23) copë fishekë të kalibrit 9 mm, dhe shtatë (7) gëzhoja si dëshmi për Gjykatën.

EkoHigjiena

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. 

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt,  ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’, të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon me kampanjën vetëdijëdiësuese duke u bërë thirrje dhe apeluar tek të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë. Sa më pak armë, më pak viktima. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.