Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati nënshkroi memorandum mirëkuptimi me TLP AA, i cili është program i mbështetur nga USAID.
Programi TLP AA përbëhet nga rreth 300 të rinj nga Kosova, të cilët kanë kryer studimet master në universitetet Amerikane.
Këta të rinj edhe pse i kanë përfunduar studimet, janë angazhuar në këtë program që ta ndihmojnë sektorin publik në Kosovë në baza vullnetare.
Komuna e Kamenicës është përzgjedhur komuna e parë nga TLP AA, që të fillojnë bashkëpunimin.
Kjo organizatë do të ofrojë mbështetje vullnetare në ekspertizë që përfshinë fushat si:
• Përmirësim i procedurave të prokurimit publik
• Përmirësim i cilësisë së arsimimit
• Hartim të projekteve për bujqësi e zhvillim ekonomik
• Shqyrtim dhe monitorim të planifikimit buxhetor
• Planet për rritjen e përfshirjes së diasporës
• Rritjen e efikasitetit të administratës
Vullnetarët nga kjo organizatë do të punojnë ngushtë me zyrtarët komunal që t’i arrijnë objektivat e këtij bashkëpunimi.