Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se në takimin e sotëm me përfaqësuesit nga “Cultural Heritage without Borders’’, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit e cila ka për qëllim mbrojtjen, promovimin dhe konzervimin e trashëgimisë kulturore në Kamenicë.
‘’Kjo marrëveshje në parim ka modelimin e distriktit kulturor me qëllim identifikimin e elementeve karakteristike që ka Komuna e Kamenicës dhe organizimin e kampit “Heritage Lab” që thellon edhe më tutje interesimin tonë në fushën e trashëgimisë’’, ka thënë po ashtu Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/