DYLON

FSK-ja pjesë e Konferencës dhe Panairit vjetor “AUSA 2023” në SHBA

FSK-ja pjesë e Konferencës dhe Panairit vjetor “AUSA 2023” në SHBA
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), në emër të KOMFSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari,  Shefi Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2023” në Washington DC.

Në kuadër të  sesioneve të konferencës dhe panairit vjetor, Gjeneral Qeriqi është  takuar me përfaqësuesit e kompanive më të njohura prodhuese të industrisë amerikane të Mbrojtjes, respektivisht pajisjeve ushtarake, ku u njoftua me zhvillimet e fundit teknologjike në këtë fushë përmes prezantimeve informuese si dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Gjeneral Qeriqi në kuadër të konferencës ka takuar edhe Drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James Hursch dhe përfaqësuesin nga Komanda  e Ushtrisë Amerikane për Asistencë në Siguri (USASAC ) kolonelin Singleton ku u diskutua për procesin e bashkëpunimit dhe blerjeve nga SHBA. ku synimi i KOMFSK-së, është që Ushtria e Republikës së Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat e sigurisë.

Kjo vizitë  është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në, në fushën e  mbrojtjes, njofton forca e Sigurisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.