DYLON

Filluan punimet në asfaltimin e rrugës që lidhë fshatrat Tërpezë- Fshati i Ri, Qifllak dhe lagjja Alidema në Pozheran

Filluan punimet në asfaltimin e rrugës që lidhë fshatrat Tërpezë- Fshati i Ri, Qifllak dhe lagjja Alidema në Pozheran
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka marrë sot pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e një rruge nga Fshati i Ri me të cilën lidhën mes veti ky lokalitetet me Fshati e Ri, Qifllak dhe Pozheran.

Në fillimin e këtyre punimeve të pranishëm ishin edhe disa nga banorët e këtyre lokaliteteve të cilët u shprehën falënderues për asfaltimin e kësaj rruge, duke shtuar se ka një rëndësi të veçantë pasi lidhë mes veti disa lokalitete.

EkoHigjiena

Haliti me këtë rast përmendi projektet të cilat janë në realizim e sipër në komunën e Vitisë, kurse për rendësin e rrugës që do të asfaltohet në Fshatin e Ri theksoi se do të jetë jetike për banorët pasi që shkurton distancën e qarkullimit, por edhe lehtëson qasjen në tokat bujqësore dhe plantacionet që janë në këtë pjesë.

Përfaqësuesit e fshatrave Tërpezë e fshat të Ri, u shprehën falënderues ndaj Institucioneve Komunale dhe vlerësuan se ky projekt ka qenë prioritet i të dyja lokaliteteve, i cili tani po jetësohet.

Rruga Fshati i Ri-Tërpezë kap një gjatësi mbi 1 kilometër, kurse segmenti që lidh me lagjen Alidemaj në Pozheran, ka një gjatësi prej 670 metrash.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.