Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka pritur në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it, General Brigade Federico Bernacca, së bashku me ekipin që udhëheq lidershipin për komunat e Kamenicës, Ranillugut e Novobërdës.
Në këtë takim Nënkryetari Jakupi, ka falënderuar Zëvendëskomandantin Bernacca, për bashkëpunimin e deritanishëm që Komuna e Kamenicës ka pasur me KFOR-in për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, duke besuar se një bashkëpunim i tillë do të zgjerohet edhe në fusha të tjera.
Nga ana tjetër edhe Zëvendëskomandanti Bernacca, është shprehur i kënaqur për gatishmërinë e ofruar nga komuna për të bashkëpunuar me KFOR-in për çështjet kanë të bëjnë me ruajtjen e rendit dhe bashkëjetesën ndërmjete komuniteteve. /2LONLINE/