“Qëndresa Shala, vullnetarja e cila na u lajmërua më 18 prill, për të asistuar në përmbushjen e procedurave në mënyrë vullnetare të aplikacioneve lidhur me aplikimin për pakon emërgjente nga qeveria, më saktësisht, masën me numër 15. Ajo, nga data 19 prill, deri më datën 24 prill, prej 6 ditë punë vullnetare, ka arritur të asistojë dhe të aplikojë për pakon emërgjente, hiç më pak se 1900 personave. Kjo është një punë kolosale e saj, e cila në momentet më të vështira për bashkëqytetarët tanë, u del në mbrojtje me ndihmës aplikimi për 1900 familje”, ka bërë me dije, Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.
Sipas tij, aktualisht, edhe 250 persona tjerë, janë në pritje të asistimit të saj. “Ne, përgjithmonë do u jem mirënjohës, znj. Qëndresa Shala, e cila përgjithmonë do të mbetet në kujtesën e 2150 personave, për të cilët ajo ka asistuar në aplikim dhe lehtësim të procedurave për ta.
Qëndresa Shala, edhe njëherë tregoi vendosmërinë e saj prej një vajze shumë humane dhe njerëzore, e cila arriti të tregojë më së miri se të gjithë ne mund të ndihmojmë në mënyra dhe forma të ndryshme. Ajo që na duhet, është vetëm vullneti dhe gatishmëria për t’i shërbyer komunitetit”, ka thënë tutje nënkryetari Ismajli.
Sipas tij, Qëndresa Shala me këtë veprim, edhe njëherë, hapi zemrën në shërbim të atyre që kanë patur më së shumti nevojë për ndihmën e saj, në momentet më vendimtare për të përfituar nga kjo skemë.
“Përgjithmonë mirënjohës ndaj Qëndresa Shala!”, thotë ismajli.