DYLON

Edhe OVL e UÇK-së në Gjilan reagon ndaj deklaratës së Gashit

Edhe OVL e UÇK-së në Gjilan reagon ndaj deklaratës së Gashit
Avatar photo Redaksia

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Dega në Gjilan, përmes kryetarit të saj, Xhevdet Mehmeti, ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare dhe si ushtri vullnetare ajo ka qenë e disiplinuar dhe ka respektuar rregullat e luftës. Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe UÇK, si formacion ka qenë më e suksesshmja në histori. Fakte të dëshmuara edhe në instanca ndërkombëtare” transmeton Portali 2LONLINE.com.

Mehmeti në këtë reagim të OVL UÇK-së ka thënë tutje se deklarata e këshilltarit politik të kryeministrit të Republikës së Kosovës do ta veçojmë dhe do ta vlerësojmë si deklarim individual, por kryeminsitri duhet të veprojë sa më shpejtë në mënyrë që të mos etiketohet me mendësinë e tillë.

EkoHigjiena

“Kushdo që fyen UÇK-në dhe luftën e saj të pastër, fyen dhe shkelë mbi gjakun e dëshmorëve të lirisë. Kur shkelet mbi gjakun e dëshmorëve, ne bashkëluftëtarët e tyre provokohemi rëndë. Ftojë institucionet kompetente që të mos lejojnë një gjë të tillë sepse zhvillimet mund të jenë të dëmshme për vendin tonë”, thuhet në fund të këtij reagimi, transmeton 2LONLINE.com.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.