“Takova përfaqësuesit e Shoqatës së Transportuesve “Anamorava”, për t’i dëgjuar nga afër kërkesat dhe hallet e tyre. Me këtë shoqatë, jemi dakorduar që bashkë me Policinë e Republikës, të vazhdojmë planin operativ për largimin e taksive ilegal, e cila është një kërkesë reale dhe të cilët po i dëmtojnë rëndë këta transportues”, ka bërë me dije nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Ai tha se kërkesat e kësaj shoqate do t’i përkrahin përgjithmonë, mirëpo, forma e protestës me sirena dhe me bllokim të komunikacionit është e pa pranueshme, dhe jo kredibile për qytetarët e komunës së Gjilanit.
“E falënderojë shoqatën për mirëkuptimin e tyre të vazhdueshëm, dhe ju premtojmë që çdo kërkesë e tyre e cila është në kompetencë të komunës, do të shqyrtohet në tavolinën e përbashkët të bisedimeve”, ka thënë Ismajli.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të mos i shfrytëzojnë taksitë ilegale, të cilët me ilegalitetin e tyre të operimit, vazhdimisht i ikin taksave të përgjithshme të cilat kthehen në investime qytetare.
Gjithashtu, ata nuk janë të sigurt në respektimin e rregullave të përcaktuara nga IKSHP-ja, ku mund të paraqesin rrezik permanent për përhapje të virusit.
“Vetëdija qytetare, karshi këtyre situatave, mund t’i ndihmojë vetë këta transportuesve legal, dhe rrjedhimisht, ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të zhvillimit të komunës”, ka thënë nënkryetari ismajli. /2LONLINE.com/