DYLON

Gjilani me 137 raste aktive me korona virus

Gjilani me 137 raste aktive me korona virus
Avatar photo Redaksia

Sot u mbajt takimi i radhës i QOE lidhur me situatën aktuale pandemike në komunën e Gjilanit. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nga Komuna e Gjilanit u konfirmuan edhe 14 raste të reja me COVID19.

Ndërsa, gjendja aktuale me COVID19 në komunën e Gjilanit është si në vijim: gjithsej raste pozitive deri më sot janë 393 sosh. Nga këto raste, të shëruar janë 245 raste, të vdekur kemi 11 persona, dhe raste aktive kemi 137.

EkoHigjiena

Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit tha se aktualisht, Gjilani është në pritje të rezultateve të 67 mostrave të reja. Ndërkaq, numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID19 në Repartin e Infektivës në Gjilan është me 21 raste.

“Ju ftojmë që të bëni kujdes, duke i mbajtur rekomandimet e dhëna. Mbani maskën vazhdimisht, dhe krijoni higjienë të vazhdueshme bashkë me distancën sociale. Ta kurseni vetën tuaj, e sidomos të moshuarit nga ky virus. Vetëm duke i respektuar rekomandimet, mund të jem ata të cilët e luftojmë këtë virus, i cili gjendet në mes nesh”, ka thënë nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/