Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në repartet e spitaleve e përgjithshme, vazhdojnë të trajtohen pacientë nga Sars-Cov-2.
Nga raportimet e datës 9 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 409 pacientë, 318 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 315 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 171 pacientë
11 prej tyre në gjendje të rënduar
134 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
142 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 81 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 238 pacientë
14 në gjendje të rënduar
184 të konfirmuar pozitivë
173 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 36 pacientë
Spitali i Gjakovës, 40 pacientë
Spitali i Pejës, 56 pacientë
Spitali i Gjilanit, 36 pacientë
Spitali i Ferizajt, 34 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 29 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë. /2LONLINE.com/