Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të QKUK-së, vitin e kaluar janë realizuar 2 mijë e 524 koronarografi dhe janë bërë 1 mijë e 450 stentime
Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vitin e kaluar janë realizuar 2 mijë e 524 koronarografi dhe janë bërë 1 mijë e 450 stentime, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Gjatë vitit 2021 u kryen edhe 495 ekokardiografi dhe 19 Ekokardiografi Transezofageale (metodë që e studion zemrën, valvulet dhe pjesët tjera përbërëse të saj, përmes ultratingujve nga gypi i tretjes-ezofagu).
Në bazë të të dhënave, të dala nga raporti vjetor i punës, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive kanë qenë të shtrirë 3 mijë e 864 pacientë dhe janë kryer 2 mijë e 576 konsultime. /2LONLINE/