Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është bërë me dije njofton se përkundër numrit të shtuar së rasteve me Covid-19 në ditë e fundit, puna ka vazhduar në ambulancat specialistike, sallat eoperacionit, shërbimet diagnostike dhe rastet tjera jo emergjente, në të gjitha klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Në javën që lamë pas, janë kryer numër i konsiderueshëm i vizitave mjekësore në ambulancat specialistike të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.Poashtu, ka vazhduar realizimi i programit të operacioneve jo emergjente, ndonëse në numër më të reduktuar.
ShSKUK ka ndërmarrë të gjitha masat për zbatim të rekomandimeve që dalin nga Manuali për mbrojtjen dhe parandalimin e infeksionit me Covid-19 dhe rekomandimeve nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
ShSKUK apelon tek të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime mjekësore në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme që të zbatojnë rregullat e parapara në Manual dhe rekomandimet e IKSHPK-së, duke u pajisur me maska dhe duke mbajtur distancën fizike.