DYLON

Haziri: Votoni për t’u fuqizuar!

Haziri: Votoni për t’u fuqizuar!
Avatar photo Redaksia

“Uroj që të jenë zgjedhjet e fundit të shqiptarëve të Kosovës Lindore të kësaj natyre dhe qendra e vendimmarrjes së tyre të mos jetë më Beogradi, por Prishtina. Prishtina zyrtare e ka për obligim që Rezolutën e Kuvendit të vitit 2013, e cila është votuar nga dy të tretat e deputetëve, ta ketë udhërrëfyes të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe pas 21 qershorit”, ka shkruar në profilin e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,.

Ai ka thënë se meqenëse një pjesë e qytetarëve të Kosovës Lindore jetojnë pa të drejta civile dhe pa të drejta politikë në Republikën e Kosovës, le ta shfrytëzojnë të drejtën për të shkuar nesër për të votuar. “Votoni për t’u fuqizuar!”, ka thënë Haziri.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

***

Shqiptarët e Kosovës Lindore po kalojnë momente të rëndësishme në historinë e tyre. Shumica e partive politike dhe e liderëve u bashkuan në një listë të përbashkët, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre nesër.

Përfaqësimi sa më i madh edhe më i dinjitetshëm, e detyron edhe Republikën e Kosovës që të dëgjohet zëri i tyre në momente historike kur pritet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Edhe mosbesuesit e skeptikët nga Kosova Lindore duhet të votojnë për të zgjedhur më të mirët e tyre. Bashkimi i tyre garanton që zëri do të jetë më i fuqishëm. Vota është më e fuqishme se plumbi, ka thënë njëri prej presidentëve amerikan.

Uroj që të jenë zgjedhjet e fundit të shqiptarëve të Kosovës Lindore të kësaj natyre dhe qendra e vendimmarrjes së tyre të mos jetë më Beogradi, por Prishtina. Prishtina zyrtare e ka për obligim që

Rezolutën e Kuvendit të vitit 2013, e cila është votuar nga dy të tretat e deputetëve, ta ketë udhërrëfyes të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe pas 21 qershorit.

Mos iu besoni atyre që u thonë se qendra e juaj është vetëm Beogradi sepse nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë.

Meqenëse një pjesë e qytetarëve të Kosovës Lindore jetojnë pa të drejta civile dhe pa të drejta politikë në Republikën e Kosovës, le ta shfrytëzojnë të drejtën për të shkuar nesër për të votuar. Votoni për t’u fuqizuar! /2LONLINE.com/

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.