Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), ka bërë me dije se të enjten, më datë 25 janar 2018, në lokalet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, organizohet Manifestimi “Flaka e Janarit” , që koincidon në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, 50 vjetorin e demonstratave të vitit 1968, e në nderim të Vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, si dhe të gjithë të rënëve në altarin e lirisë.
Bilalli ka bërë me dije se manifestimi i përcjellë me një orë letrare do të mbahet në ora 12.00, me ç’rast do të përurohet edhe libri me pjesë teatrale “Grishje skenike” i poetit Nehat Ramizi, i botuar më herët, por i pa përuruar deri më tani.
Po të njëjtën ditë në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi “ në Preshevë, do të mbahet një orë letrare me nxënësit e ciklit të ulët.
“Me këto dy orë letrare, fillon “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” për vitin kalendarik 2018”, bënë të ditur Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”.