Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan para dy muaj vizitoi familjen 6 anëtareshe të Naser Veselit në fshatin Pidiq i cili jetonte në kushtë të vështira, në thellësi të fshatit Pidiq.
Tri vajzat e Naserit detyroheshin të vijonin mësimin në shkollën e fshatit Shurdhan larg shtëpisë 6 km nëpër mot të vështirë . Vijimin në shkollë e vështirësonte edhe më shumë rruga e paasfaltuar dhe tereni shumë i vështirë.
Këshilli i Bashkësisë Islame mori një aksion humanitar duke kërkuar nga xhemati i xhamive në ditën e xhuma për të këruar ndihmë që të ndërtoj shtëpi për këtë familje.
Në ndërkohë ka blerë një shtëpi në fshatin Lladove e cila është në kushte shumë të mira për jetesë dhe posedon edhe truallin me 5 ari oborr, garazhën dhe e rrethuar në murë nga të katër anët.
Sot në natën e e Kurban Bajramit KBI realizoi këtë aksion humanitar në përkrahje edhe të disa biznismenëve gjilanas , Nexhat Haziri, Muhamed Hajrullahu, Xhevdet Hajrullahu dhe Berat Fejzullahu dhe familja Veseli u vendos në shtëpi të re.
Kryetari I KBI Naim Aliu me këtë rast falenderoi xhematet e të gjitha xhamive për kontributin që kanë dhe në blerjen e kësaj shtëpie. Ai gjithashtu ka falenderuar edhe biznismenët të cilët kanë mbuluar pjesën tjetër të shpenzimeve për këtë familje.