DYLON

KBI në Gjilan shpërndau 8 mijë kg mish kurbani

KBI në Gjilan shpërndau 8 mijë kg mish kurbani
Avatar photo Redaksia

Shoqata Humanitare Bamirëse “Berqeti” dega në Gjilan  e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmoi familje të shumta të komunës së Gjilanit me 8 mijë kg mish të kurbanit.

Sipas KBI-së, familjet që përfituan nga kjo ndarje janë: familjet me jetim, Shoqata e veteranëve të luftës dhe familjet e dëshmorëve, shoqata e “Hendikos”, Shoqata e të ” verbërve” , familjet e komunitetit romë  si dhe familjet me gjendje të vështirë sociale në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Sipas koordinatorit Iljaz Mustafa mishi i ndarë për këto familje është nga organizimi i therjes së kurbanëve në Bashkësinë Islame të Kosovës. Lusim Zotin e madhërishëm që donatorët ti shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme, thuhet në njoftimin e KBI-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.