DYLON

U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes KBI dhe “Fondacioni Humanitar Begatia Kosova”

U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes KBI dhe “Fondacioni Humanitar Begatia Kosova”
Avatar photo Redaksia

Sot në selinë e Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes KBI dhe “Fondacioni Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah Charity Kosovo”.

“Fondacioni Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah Charity Kosovo” si degë e shoqatës ame “Swiss Barakah Charity” me seli në Zvicër nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit për financimin e projektit mbi funksionalizimin e ndërtesës së vakëfit për qendrën edukative e cila gjendet në afërsi të “Atik” Xhamisë dhe medresesë Alaud-din në qytetin e Gjilanit.

EkoHigjiena

Projekti në fjalë do të financohet nga “Swiss Barakah Charity” me seli në Zvicër përmes degës së saj në Kosovë “Fondacioni Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah Charity Kosovo” ku mjetet do ti transferohen si donacion Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit – në gjirollogarinë e saj bankare të Bankës BKT: XK051960508426031143. Vlera e donacionit është 100.000€, ku pagesa do të bëhet në 4 faza nga 25.000€ varësisht nga situacioni i punëve të kryera!

Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit zotohet se do të implementoj projektin e dakorduar nga ana teknike në mënyrë të duhur. Mbikëqyrja e projektit do bëhet nga “Fondacionit Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah Charity Kosovo” dhe me koordinim reciprok të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit.

Me pëlqim të përbashkët në mes “Fondacionit Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah

Charity Kosovo” si degë e shoqatës amë “Swiss Barakah Charity” me seli në Zvicër dhe Këshillit Bashkësisë Islame të Gjilanit pranojnë vendosjen e një pllake permanente në murin e ndërtesës vakëfit të qendrës edukative në të cilën ceket emri i shoqatës “Swiss Barakah Charity” prej të cilës është bërë donacioni në fjalë për projektin e lartëcituar. Punimet e këtij projekti dakordohen që të përfundojnë para muajit Mars 2025/Ramazan 1466, thuhet në memorandumin për bashkëpunim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.