DYLON

Kryetari i Gjilanit vizitoi KBI’në për t’ua uruar Kurban Bajramin

Kryetari i Gjilanit vizitoi KBI’në për t’ua uruar Kurban Bajramin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e uruar kryetarin Naim Aliu, kryesinë dhe të gjithë qytetarët.

“E urova kryetarin e KBI, Naim Aliu për festën e Kurban Bajramit, e me këtë rast ua uroj të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Lutemi çdo familje që ta ketë sofrën plot. Thirrja më e madhe e kësaj feste është që të kujdesemi për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit. Uroj që haxhilerët e komunës sonë, në përmbyllje të farzit të madh të haxhit, të jenë shëndosh e mirë, duke e lutur Zotin që të kthehen në familje nga rruga e shenjtë si është më së miri”, ka thënë kryetari Haziri.

“Kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Këshillin e Bashkësisë Islame, edhe si komunitet e edhe me projekte në infrastrukturë për nevojat e besimtarëve. Do të vazhdojmë t’i koordinojmë punët në parimin e njejtë, duke marrë pëlqimin nga KBI për cdo program të përbashkët për ta implementuar për interesat e besimtarëve”, ka shtuar Haziri.

EkoHigjiena

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën e stome dhe për, siç tha, bashkëpunimin e mirë që e kanë në vazhdimësi me Komunën e Gjilanit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.