Përkujtim nga familja Maliqi në njëvjetorin e vdekjes së Zijadin Faik Maliqit
Në përvjetorin e kalimit në amshim të më të dashurit tonë, do të paraqesim një historik të përmbledhur të familjes dhe veprimtarisë së të ndjerit.
Zijadin (Faik) Maliqi u lind në fshatin Busovatë, komuna e Kamenicës nga babai Faik (Mexhit) Maliqi dhe nëna Mihane (Mehmet) Cakolli-Maliqi; familje e cila kishte përjetuar tmerre nga pushteti i atëhershëm.
Në vitin 1944, gjyshin e Zijadinit (babai i babait), Mexhit Maliqin e kishin marr pushtuesit dhe nuk dihet ku dhe kur e kanë vrarë, kështu duke lënë familjen dhe rrethin pa asnjë informacion rreth kufomës së tij, por edhe shumë të tjerëve me të njejtin fat.
Kurse babai i nënës, Mehmet Cakolli e kishin likuiduar vetëm pse ishte patriot dhe kërkonte të drejta për popullin e vet!
Në kushte jo aq të mira, Zijadini filloi shkollimin 5 vjeçar në vendlindje, pasi që në fshatin Busovatë ofrohej edukimi vetëm 5 vjeçarë.
Dëshira e madhe për shkollim ishte nga prindërit, gjyshja dhe agjallarët, diçka që atyre i’u kishte pamundësuar përkundër dëshirës së flaktë!
Gjatë 5 viteve të shkollës fillore, Zijadini ishte nxënës I dalluar si në mësime ashtu edhe në sjellje me shoqëri e me ata që e rrethonin!
Pas përfundimit të 5 viteve në vendlindje, që të mos ketë probleme gjatë udhëtimeve të gjata drejt shkollës, prindërit e dërguan në Prishtinë pasi atje jetonte familja e nënës. Por kjo nuk zgjati shumë, pasiqë ai nuk arriti të qëndroj larg familjes në atë moshë aq të re.
Klasën e VII-të dhe VIII-të, I kreu në Përlepnicë, ku edhe pse udhëtoi 4 orë çdo ditë, ai arriti të dallohej nga nxënësit e tjerë.
Tri vite gjimnaz, i kreu në Kamenicë, kurse vitin e katërt në Gjilan, në gjimnazin “Zenel Hajdini”.
Pas shkollës së mesme, regjistroi fakultetin ekonomik në Prishtinë.
Gjatë kohës së tij si absolvent, filloi punën si profesor I lëndëve ekonomike në gjimnazin “Zenel Hajdini”, ku edhe pas diplomimit, aty punoi për 16 vite! Përgjatë kohës ku punoi aty, është vlerësuar lartë kultura, karakteri dhe angazhimi I tij profesional dhe I sinqertë nga të gjithë, e sidomos nga nxënësit e tij që vazhdimisht e kujtojnë edhe tani.
Zijadini ka gëzuar respekt dhe përkrahje nga të gjithë: Prindërit, familja në përgjithësi, shoqëria, kurse atë që e ka pasur gjithmonë mbështetës deri në ditët e fundit, është axha I Zijadinit- Muharrem (Mexhit) Maliqi, njëkohësisht mbështetës i gjithë familjes në çdo aspekt të jetës.
Gjithmonë, atëherë kur kishte nevojë për angazhime shtesë për të mirat e qytetarëve, Zijadini ka dhënë kontribut maksimal duke mos u kursyer asnjëherë!
Vitet e 90-ta, ishin kohë të vështira, kurse Zijadini përveç angazhimeve tjera, kontribut të madh ka dhënë edhe në Këshillin e Financimit.
Gjatë kohës sa ka punuar aty (aq sa ka ekzistuar Këshilli), Zijadini ka qenë I rrezikuar, disa herë i ftuar në polici dhe I kërcënuar, por pavarësisht sfidave asnjëherë nuk është dorëzuar, përkundrazi aktiviteti I tij vetëm sa është shtuar.
Pothuajse, qysh në fillimet e partisë, ka kontribuar në LDK, me angazhim serioz dhe pa u kursyer asnjëherë. E kjo sidomos gjatë luftës, edhe pse prindërit dhe familja ishin të shqetësuar,
Zijadini asnjëherë nuk është ndarë nga qytetarët, ku së bashku me aktivistat e tjerë gjatë kohës së bombardimeve kanë identifikuar familje dhe qytetarë me mungesë të artikujve eksistencial dhe I’u kanë dal në ndihmë duke rrezikuar në çdo moment veten dhe familjen! Gjatë asaj kohe, për netë të tëra kanë qëndruar roje natën, në mënyrë që të mos ndodhë diçka e papritur!
Pas luftës, Zijadini në katër mandate të zgjedhjeve, ka qenë I zgjedhur nga qytetarët si këshilltar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, por me që është vlerësuar ekspert I ekonomisë, I është kërkuar që të kryesojë Drejtorinë për Buxhet e Financa në Gjilan, duke lënë disa herë mandatin e tij si këshilltarë I Kuvendit Komunal.
Kjo drejtori, ishte një nga drejtoritë më të rëndësishme për Komunën dhe më sfiduesja për ta udhëhequr, kur dihet që është përballuar me buxhet të vogël e me nevoja tepër të mëdha të një shoqërie të dalur nga lufta! Megjithatë, Zijadini I’a doli të udhëheq atë, duke kontribuar përherë në rritje të buxhetit e asnjëherë në zhvatje të tij! Në saje të punës së tij, Komuna disa herë është shpërblyer e shumë herë është marrë shembull për të mirë për menaxhim të buxhetit!
Gjatë një mandati, Zijadini ka qenë i përzgjedhur Menaxher I Zyrës së Prokurimit dhe ka udhëhequr në mënyrë shumë profesionale dhe të suksesshme pa asnjë shkelje të vetme.
Gjatë të gjitha viteve është munduar bashkarisht me të tjerët, të orientoj projektet në ato pjesë ku dora e pushtetit nuk kishte prekur asnjëherë, por edhe të plotësohen kërkesat e qytetarëve për zhvillim.
Zijadini ishte shumë familjar, tregonte gjithmonë respekt për familje, miq dhe shoqëri, mirëpo edhe ai gëzoi dashuri e respekt nga të gjithë. Ka pasur shumë dëshirë dhe vullnet të I’u ndihmoj të tjerëve dhe e ka bërë atë në shumë raste.
Me 01.04.2020 Zijadini u diagnostifikua me sëmundjen e kancerit në fazë të avancuar!
Zijadini pothuajse nga dita e parë ishte I njoftuar me llojin e sëmundjes, qëndronte shumë I fortë me besim se me ndihmën e Zotit dhe mjekëve dhe familjarëve do ta sfidon sëmundjen!
Ka qëndruar shumë I fortë dhe asnjëherë nuk ka dashur ta mërzisë familjen me vuajtjet që kishte, si çdo herë gjithçka ka mbajtur për vete, sepse më tepër kishte dhembshuri për të tjerët!
Zijadinin sëmundja e gjeti në pozitën e Drejtorit për Buxhet e Financa dhe ashtu me atë sëmundje kaq të rëndë ka vazhduar të punoj pothuajse deri në ditët e fundit, nganjëherë në zyre e më vonë edhe në shtëpi.
Përveç sëmundjes shumë të rëndë që kishte, shqetësim e përgjegjësi kishte edhe për nënën e babain, që ishin të moshuar dhe të lodhur dhe nuk kishte mundësi të qëndronte me ta sikur më parë! Prindërit e tij nuk u informuan për sëmundjen e Zijadinit, megjithatë më 21.06.2020, nëna e Zijadinit ndërroi jetë. Kjo vdekje i dha një goditje tjetër Zijadinit dhe i përkeqësoi edhe më shumë gjendjen.
Pavarësisht përkujdesjes maksimale nga familjarët dhe mjekët, Zijadinit iu keqësua gjendja dhe më 25.08.2020, dy muaj pa i mbushur 65 vite, kur familja priste pensionimin, sëmundja e sfidoi në qetësi dhe pushoi zemra e tij! Për të përmbyllur etapën e errët për familjen, vetëm dy javë pas vdekjes së Zijadinit, vdiq edhe babai i tij.
Duhet të përmendim se nga diagnostikimi e deri në ditën e fundit Zijadini ka qenë i rrethuar nga familjarët, të cilët mbetën të trishtuar nga humbja e më të dashurit të tyre!
Zijadini ka qenë I dashur dhe I respektuar dhe pavarësisht kushteve të rënda pandemike, varrimi I tij është bërë me një masivitet të konsiderueshëm e është nderuar me ngushëllime nga familjarët, miqtë dhe shoqëria sipas rrethanave në të cilat ishim. Famijla janë shumë falenderues ndaj të gjithëve!
Zijadin (Faik) Maliqi, me gjitha qëndrimet e virtytet e tij, mbrapa ka lënë ndikime të mëdha për familjen dhe shoqërinë. Familja është gjithmonë krenare me jetën, veprën dhe kontributin e tij gjatë gjithë jetës dhe me mburrje e kujtojnë përjetësisht duke u munduar të ndjekin hapat e tij!
NË PËRVJETORIN E PARË, SI EDHE GJATË GJITHË VITIT, MUNGESA ËSHTË E PA KOMPENZUESHME!
ME TY DERI NË FRYMËN E FUNDIT!
PUSHO NË PARAJSË MË I DASHURI I YNË!
/Familja Maliqi/