DYLON

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Avatar photo Redaksia

Pas përfundimit të vizitës së suksesshme në Republikën Federale të Gjermanisë,  ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot do të vazhdojë vizitën zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, ministri Mehaj do të takohet me homologen e tij, Radmila Shekerinska.

EkoHigjiena

Më pas, ministri Mehaj do të takohet me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizitë zyrtare, ministri Mehaj do të zhvillojë një vizitë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, ku do të takojë kadetët e FSK-së që janë duke vazhduar shkollimin e tyre profesional në këtë Akademi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.