Fushata zgjedhore e ketij viti ka filluar fuqishëm, me shumë takime e obligime. Mirëpo kjo nuk do të thotë që unë te mos gjej kohe për familjen time, e veçanërisht per gjyshërit e mi.
DIANA TOSKA
Këshillat e të moshuarve janë të arta. E të nxjerrësh mësime nga to është pasuri.
Njerëzit e rryer nga jeta e historia. Të formuar me idealin e atdhedashurisë. Me dëshirën për shkollim, përparim e avancim, veçmas për vajzat e gratë. Sepse siç thonë ata gjithmonëë, me këshillat nga të parët, shkolloni vajzat se shkollohet kombi. Atë rrugë e trasojnë dhe sot, po atë energji kanë dhe sot, e përkrahja e tyre në rrugëtimin tim të ri është e pashoq. E pas gjithë lodhjes, mjafton nje buzëqeshje e tyre e ledhatim, për ta transformuar në energji për punë.
Historikisht shqiptarët vend të veçantë në jetesën e tyre u kanë lënë të moshuarve, dhe kjo për shumë arsye që ne tashmë të gjithë i dimë. Por, përtej kësaj, kjo nuk do të thotë që të gjitha nevojat e moshës se tretë janë të plotësuara.
Përfshirja e tyre në politikat sociale duhet të jetë më e madhe. Vendqëndrimet ditore duhet të jenë më të shumta. Me ngritjen e vetëdijes do të duhej që edhe stigmatizimin ta zbehnim, në mënyrë që aktivitetet ditore të bëheshin më të lehta dhe për gratë.
Organizimi i grupeve për socializim, në mënyrë që ndjenja e të qenurit të vetmuar të zbehet. Për këto dhe shumë nisma e aktivitete të tjera, do të jem e gatshme të punoj çdo ditë.
Kur punët nisen me dashuri, nuk kanë se si të mos dalin mirë, veçmas kur pjesë e tyre do të jenë këshillat plotë urtësi, e njerëzve që zënë vend të veçantë në zemrat tona.
Sepse meloditë e bukura luhen në violinë të vjeter , dhe kush nderon pleqërinë, nderon të ardhmen e vet.
#LDK 160 – #DianaToska #12