Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike i Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot takimin e parë të rregullt për vitin 2020.
Ky takim i mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u hap nga zëvendësministri i MPB-së, z. Selami Shkodra, njëherësh Koordinator Kombëtar i Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike.
Gjatë këtij takimi, të gjithë anëtarët e Këshillit raportuan për nivelin e sigurisë kibernetike gjatë vitit të kaluar si dhe aktivitetet dhe masat që janë marrë lidhur me këtë çështje.
Zëvendësministri Shkodra inkurajoi pjesëmarrësit që të vazhdohet më tutje me aktivitetet e tilla, pasi që ngritja e sigurisë kibernetike në gjitha institucionet publike është e domosdoshme.
Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra theksoi se siguria kibernetike vazhdon të jetë me prioritet të lartë në agjendën e MPB-së.