DYLON

Zëvendësministri Zafir Berisha takoi Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike

Zëvendësministri Zafir Berisha takoi Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka mbajtur takim me Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike, ku janë diskutuar të arriturat dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar institucionet që merën me siguri kibernetike.

Në këtë takim u theksua progresi që është arritur në fushën e sigurisë kibernetike. Po ashtu u diskutua për Strategjinë Kundër Krimit Kibernetik, konkretisht për dinamikën e planit të veprimit të kësaj strategjie, si dhe për hapat që po ndiqen në hartimin e projekt-ligjit për siguri kibernetike.

Në takim u theksua se tashmë Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme, i është bashkëngjitur fushatës së ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike që fillon në muajin tetor.

EkoHigjiena

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje të UNDP-së, gjatë këtij muaji do të fillon zyrtarisht fushatën: “Kujdes në internet”.
Fushata do të fillojë më 7 tetor, në të cilën do të organizohen disa aktivitete me qëllim të ndikimit dhe të njohjes së përparësive dhe rreziqeve që vijnë nga interneti. Po ashtu do të publikohen edhe disa produkte mediale në funksion të fushatës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.