DYLON

Kamenicë: Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur takimin e radhës

Kamenicë: Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur takimin e radhës
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë ka mbajtur takimin e radhës. Në këtë komitet pjesëmarrëse ishte edhe U.D e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina.

Gjatë këtij takimi u diskutua për suksesin dhe mungesat e nxënësve në periudhën e parë mësimore të vitit shkollor 2019/2020, dhe mundësitë që të fuqizohet prindi si faktor i pazëvendësueshëm në ndikimin e tij në shkollë.

U.D e Drejtorisë së Arsimit, Mirhane Morina, Kryesuesi i Komitetit Agon Mahmuti si dhe anëtarët e Komitetit, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

EkoHigjiena

Në mbledhje u dakorduan që takimet e komitetit të jenë të rregullta dhe secili nga pjesëmarrësit në këtë takim mori përsipër të angazhohet për gjetjen e rrugëve dhe mundësive për avancimin e sistemit arsimor të Komunës së Kamenicës.

Gjithashtu, u diskutua edhe roli i çerdhes “Filizat”, me theks të veçantë kushtet dhe zhvillimi i aktiviteteve të fëmijëve në këtë çerdhe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.