DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës realizon punëtori në kuadër të shënimit të muajit për vetëdijesimin në Sigurinë Kibernetike

Forca e Sigurisë së Kosovës realizon punëtori në kuadër të shënimit të muajit për vetëdijesimin në Sigurinë Kibernetike
Avatar photo Redaksia

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike, FSK në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike, është duke realizuar aktivitete të vetëdijesimit të personelit të FSK-së për sigurinë kibernetike, ku janë realizuar manuale e buletin që japin informacione për përdorimin e sigurt të internetit.

Gjithashtu është realizuar punëtoria e përbashkët , FSK dhe ekspert të fushës nga institucionet e Republikës së Kosovës: ASHI(Agjencinë i Shoqërisë së Informacionit), Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), CERT Nacional, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ICK (Inovation Center of Kosova) dhe Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT).

EkoHigjiena

Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral brigade Jeton DRESHAJ, ka përshëndetur të pranishmit duke theksuar nevojat e ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë kibernetike, një fushë e cila është në ngritje e sipër dhe që ka një rolë shumë të rëndësishëm në sektorin e sigurisë, por edhe në të gjitha fushat e jetës.

Punëtoria ka vazhduar me prezantimet dhe diskutimet e hapura nga përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse ku u shkëmbyen informacione dhe praktikat më të mira për organizimin dhe funksionimin e mbrojtjes dhe sigurisë së informacioneve dhe sistemeve.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.