Referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në Kosovë aktualisht janë 3 mijë e 940 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940.
Përndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë (MSH) u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19. /2LONLINE.com/