Komuna e Vitisë ka vazhduar me realizimin e projekteve infrastrukturore, konkretisht asfaltimin e rrugëve në lokalitete të ndryshme.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar rrugët e sapo asfaltuar në qytetin e Vitisë si rruga “Mehmet e Selami Ismajli” dhe rrugën në afërsi të hipermarketit “ETC”.
Ai poashtu ka parë për së afërmi edhe rrugën që lidhë Ramnishtën me fshatin Binqë, rrugë kjo e cila gjithashtu është asfaltuar sot.