DYLON

Nga Gjilani janë gjithsej 76 haxhinj që kanë marrë rrugën për vendet e shenjta

Nga Gjilani janë gjithsej 76 haxhinj që kanë marrë rrugën për vendet e shenjta
Avatar photo Redaksia

Besimtarët e komunitetit mysliman nga Kosova kanë marrë rrugë për në vendet e shenjta Mekë e Medinë për të kryer Haxhin. Nga Gjilani janë gjithsej 76 haxhinj që kanë marrë rrugën për vendet e shenjta.

Gjithashtu edhe këtë vit me ftesë të mbretit të Arabisë, Saudite Salman Bin Abdulaziz Al Saud janë të ftuar 10 kosovarë ku 3 nga ta janë nga qytetit i Gjilanit. Në këtë ekip janë Arber Ismajli. nënkryetar i komunës së Gjilanit, Agim Salihu ekspert i qeverisjes lokale si dhe Ekrem Halimi profesor në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan.

Sot haxhinjtë nga Gjilani i vizitoi Arber Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, i cili u prit nga kreu i BIK-ut në Gjilan, Naim Aliu dhe sekretari i BIK në Gjilan, Agim Hyseni.

EkoHigjiena

Nënkryetari Ismajli uroi haxhinjtë që të jenë mirë me shëndetin e tyre dhe që Zoti t’iu pranon Haxhin të gjithë haxhinjve nga mbarë bota.

Nga ana e tij, Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan njoftoi nënkryetarin Ismajli se haxhinjtë nga Gjilani janë të gjithë shëndoshë e mirë, kanë kryer umren dhe në ditët në vijim presin për t’i kryer obligimet tjera të Haxhit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.