DYLON

Spektri bën thirrje te institucionet e Kosovës që të bëjnë më shumë për rastin e Ibrahim Matoshit

Spektri bën thirrje te institucionet e Kosovës që të bëjnë më shumë për  rastin e Ibrahim Matoshit
Avatar photo Redaksia

Ka disa ditë që kur Ibrahim Matoshi nga Verbica e Kmetocit, Komna e Gjilanit, është arrestuar te Dheu i Bardhë-Konçul, në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë.

Sipas Televizionit “Spektri” nga Bujanoci, Matoshi po mbahet në burgun e Qarkut në Vranjë, dhe se ai ka nevojë për ndihmën e institucioneve shtetërore të Kosovës. I njëjti ka kontaktuar avokatin Novica Zdravkoviq nga Vranja të cilin e ka autorizuar familja e Ibrahimit për ta mbrojtur. Ai ka treguar se për çfarë akuzohet Matoshi.

“Ibrahim Matoshi po akuzohet për vepër ‘terorizëm’, vrasjen e 2 serbëve në muajin shtator të vitit 1999 në rrugën Gjilan-Dobërçan. 3 muaj pas hyrjes të Forcave të KFOR-it në Kosovë, Matoshi është ndaluar në bazë të fletëarrestit të SUP-it të Gjilanit nga viti 2000 dhe me automatizëm i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji”, citon Spektri avokatin Zdravkoviq.

EkoHigjiena

“Askush nuk po e din kah doli tash ky fletëarrest pas 18 viteve ndaj Matoshit i cili në disa vitet e fundit rregullisht kishte kaluar nëpër Serbi sepse punon në Gjermani dhe ka shtetësi gjermane dhe kurrë asnjëherë nuk ka pasur problem, me gjasë ky njeri i pafajshëm do ta pësojë keq andaj duhet t’i ndihmojmë të gjithë”, ka thënë më tej ai.

Spektri bën thirrje te institucionet e Kosovës që të bëjnë më shumë për këtë rast.

 

https://www.facebook.com/nexhatbehluli/posts/1687355441387276

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.