Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste -infektologe, në Klinikën Infektive, me Covid- 19 aktualisht janë duke u trajtuar gjithsej 43 raste, ndërsa priten rezultatet për 10 raste të tjera.
Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqesim të gjendjes, është në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitiv me Covid -19, vazhdojnë të jenë 3 infermiere, në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.