DYLON

Tash e pesë ditë, asnjë rast nuk është testuar në Gjilan për Covid-19

Tash e pesë ditë, asnjë rast nuk është testuar në Gjilan për Covid-19
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, kanë mbajtur takimin e radhës në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, ku pos drejtoreshës, Dr. Ajhane Sefiu, ka marrë pjesë edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili, Dr. Burbuqe Shkodra epidemiologe, drejtori i QKMF’së, dr. Fejzulla Berisha dhe komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, major Agim Lipovica.

Nga ky takim u konfirmua se tash e pesë ditë, asnjë rast nuk është testuar në Gjilan me Covid-19, derisa u tha se gjendja e familjeve të prekura është stabile.

“Këto rezultate të menaxhimit të mirë të situatës janë arritur nga bashkëpunimi shumë i mirë i Komitetit të themeluar nga kryetari Haziri, në të cilin janë të përfshirë të gjitha institucionet komunale dhe regjionale. Hallka e bashkëpunimit është jashtëzakonisht funksionale. Jam shumë i lumtur që kemi arritur në këtë nivel”, ka deklaruar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

EkoHigjiena

Por, ai ka apeluar të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, sikur deri tani, sepse është e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit corona.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.