Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë realizuar 136 operacione gjatë 3 muajve të parë të vitit 2022, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Brenda periudhës janar- mars kishte 1 mijë e 223 ditë shërimi, gjersa janë kryer 934 vizita ambulatore.
Në këtë kohë, sipas raportit të punës, janë regjistruar edhe 145 shërbime diagnostike.