Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës janë kryer 8 operacionet e para të fëmijëve, nga ana e profesorit nga Australia, Paddy Dewan, nën asistim të mjekëve nga kjo klinikë dhe stafit të Klinikës së Anesteziologjisë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Pacientët ishin me anomali të lindura të ndryshme të zorrës së trashë dhe traktit urinar.
Mosha më e vogël e pacientit të operuar ka qenë e një fëmiu 7 muajsh me atrezion anorektale (mungesë e pjesës së fundit të zorrës së trashë) të tipit të lartë.
Fëmiu më i rritur ishe 11 vjeçar, me anomali të rrallë të rrugëve urinare.
Ekipi mjekësor po punon me orar të zgjatur deri në orët e vona, me qëllim që të mundësohet që të përfundohen 25 operacionet e planifkuara, por edhe disa rasteve të reja që janë paraqitur më vonë. /2LONLINE/