Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport organizon aktivitete të ndryshme për nder të përvjetorit të Pavarësisë.
Aktivitetet e planifikuara për datën 17 shkurt 2021 janë :
Ora 10:00, Turniri në ping-pong, Vendi: ShFMU: “17 shkurti” në Muçiverc.
Ora 10:00, Turniri i shahut, Vendi: Restaurant “Liona” Kamenicë.
Ora 11:30, Seancë solemne e Kuvendit Komunal, Vendi: Salla e Kuvendit.
Ora 12:00, Homazhe Varrezave të Dëshmorëve, Vendi: Lagjja Malësia.
Ora 12:30, Ekspozita “Trashëgimia Kulturore Nëpërmjet Objekteve Etnografike”, Vendi: Palestra e Sportit.
Ftohen të gjithë qytetarët të respektojnë masat Anti-Covid-19. Vendosja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative. /2LONLINE.com/