DYLON

Rekomandim për semestrin veror nga Konferenca e Rektoreve të Universiteteve Publike

Rekomandim për semestrin veror nga Konferenca e Rektoreve të Universiteteve Publike
Avatar photo Redaksia

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, bazuar në vendimin e qeverisë së Kosovës, nr. 01/63, të datës 11.02.2021, si dhe në zbatim të “Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, pas diskutimit për fillimin e semestrit veror, në mbledhjen e mbajtur më 12.02.2021, ka nxjerr rekomandim për fillimin e Semestrit Veror:

  1. Senatet e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, anëtare të Konferencës së Rektorëve, të analizojnë kapacitetet infrastrukturore për zbatimin e vendimit të qeverisë 01/63 të datës 11.02.2021, Iidhur me organizimin e procesit mësimor me prani fizike të studentëve, për secilën njësi akademike.
  2. Senatet e Universiteteve Publike të miratojnë vendime përkatëse në të cilat kërkohet që njësite akademike, bazuar ne kapacitetet e tyre infrastrukturore dhe udhëzimet e dhëna në “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, të hartojnë orarin dhe mënyrën e organizimit të procesit mësimor me prani fizike, në të tri nivelet e studimit. /2LONLINE.com/

Shih:

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.