DYLON

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara.  Deri të enjten do të ketë ngrica.

Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore.

EkoHigjiena

Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.