Italia është kundërshtarja e parë e Kosovës në fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2021. Italia e Kosova përballen të premten nga ora 20:00 në palestrën “Pala Tedeschi” në Benevento të Italisë.
Në grupin e tretë bëjnë pjesë edhe Rumania e Gjeorgjia që takohen të premten nga ora 18:00.
Italia në përbërje ka vëllezërit nga Kosova, Ardian e Endrit Iballi. Njësoj si Kosova, Italia e synon vendin e parë në grup për të kaluar më tej, ndërsa llogarit shumë në përkrahjen e shikuesve.
Italia vetëm një herë është paraqitur në Botëror, në vitin 1997 ku ishte renditur e 18-a. Në Evropian ka garuar po ashtu vetëm një herë, në vitin 1998 dhe u rendit në vend të 11-të.