Xhaka do të qëndrojë te Arsenali deri në verë, e bind trajneri

Arsenali thuhet se tani do të përqendrohet në përforcimet mbrojtëse këtë muaj, me trajnerin Mikel Arteta që ka bindur Granit Xhakën të qëndrojë deri të paktën gjatë verës.

Mesfushori shqiptar dukej i sigurt se do të largohej nga Emiratet pas ekseseve së tij publike me tifozët e Arsenalit në fund të vitit të kaluar.

Hertha Berlin ishte vendosur të shfrytëzojë situatën dhe të joshë reprezentuesin zviceran të kthehet përsëri në Bundesliga.

Drejtuesit e Topçinjve kishin planifikuar të zëvendësonin Xhakën këtë muaj, por ‘Goal’ tani raporton se pas pajtimit të Xhakës, plus dëmtimin të rëndë nga Calum Chambers, vëmendja e tyre është kthyer në rekrutimin e një mbrojtësi.

Jerome Boateng mendohet të jetë objektivi kryesor i Arsenalit këtë muaj, me Bayernin që duket i gatshëm të lejoj gjermanin të largohet për pesë milionë.

KOMENTE