Autoritetet policore kanë bërë me dije, se në dy raste të ndara, që të dyja në Viti, raportohet për vjedhje veturash.
Duke iu referuar policisë së Kosovës, në fshatin Sllatinë e Poshtme të Vitisë, ankuesi ka lajmëruar në polici se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij, me targa vendore. Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, një rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Hebib Sejdiu”, po në Viti, ku ankuesi ka njoftuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij, me targa vendore.
Rastet janë duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë.