Në nderim dhe kujtimi për të gjithë ata që janë sakrifikuar në shërbim të vendit të tyre, respektivisht nderim të veprës së dëshmorëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, menaxhmenti i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve, në kuadër të manifestimit Flaka e Janarit .
Më pas nderime janë bërë edhe tek lapidarët në qytet, ku janë nderuar dy figurave qendrore të rezistencës shqiptare dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e pavarësi, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Me këtë rast është thënë se të gjithë përulemi para heronjve të Kombit të cilët bënë të mundur që ne sot të jetojmë në liri.
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Ndërmjet 11 e 12 janarit, 39 vite më parë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. /2LONLINE/