DYLON

Poezi që nxisin kureshtjen e lexuesit

Poezi që nxisin kureshtjen e lexuesit
Avatar photo Redaksia

Etnore ARIFI

POEZI QË NXISIN KURESHTJEN E LEXUESIT

EkoHigjiena

Jeta me shumë sfida, atdhedashuria e ndjenja për dashurinë “e pamundur” janë preokupimi i autorit Hevzi Mustafa, në përmbledhjen me poezi “Dhembja mban emrin tënd”, e cila para pak kohe u botua nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, e që njëkohësisht është dhe libri i tij i parë poetik.

Cilat janë sfidat me të cilat është ballafaquar autori? Pse ndien aq mall për atdheun? Kush dhe pse ishte dashuria “e pamundur” e tij? Janë vetëm disa nga pyetjet që ngjallin kureshtjen tonë sapo shfletojmë faqet e këtij libri.

Kjo përmbledhje poezish na i paraqet të tri këto preokupime apo dhembje që s’janë vetëm të autorit, në atë mënyrë që ndikojnë drejtpërdrejtë në mendjet tona duke na bërë ithtarë të tij.

Autori me mjeshtëri e tërheq lexuesin në rrugëtimin e tij që në poezinë e parë “Ëndërr hyjnore” për të vazhduar dorë më dorë deri në poezinë e fundit “Dhembja mban emrin tënd” e cila mban kurorën e këtij vëllimi.

“Studenti”, “Shoqërim i dhunshëm”, “Rrënjët e përgjakura”, “Dimëroj si boem”, “Të përbëj në një ylber”, “Le të presë dashuria”, “Përsëri në Kopenhagë”, “Orkidea ime”, “Dhembja mban emrin tënd” etj., janë vetëm disa nga titujt e përfshira në këtë vëllim që të ngjallin trishtim, inat, zhgënjim, por pastaj edhe shpresë e gëzim që dalin të fshehura si xhevahir i rrallë nëpër vargjet e tyre.

Dashuria për të krijuar diçka të bukur, duke i shprehur dhe ndjenjat e veta ( që mund të jenë dhe tonat njëkohësisht ), e kanë bërë këtë përmbledhje me poezi një thesar i cili bartet te lexuesi që në vargjet e para.

Me mjeshtërinë e tij poetike, Hevzi Mustafa të tërheq zvarrë nëpër shtigje e vargje poetike , ku pas një “udhëtimi” tejet mbresëlënës, në fund të lë me ndjenjën e lirisë e cila shijohet tërësisht përmes vlerës artistike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.