DYLON

Kryetari Haliti u takua me përfaqësuesin e CDF, Oltion Beshiri

Kryetari Haliti u takua me përfaqësuesin e CDF, Oltion Beshiri
Avatar photo Redaksia

Kryetari komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Oltion Beshirin përfaqësues i CDF, i cili e ka njoftuar kryetarin në lidhje me projektin pesëvjeçar “Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i Kosovës” (IEEA).

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti tha se sikur çdo vit tjetër komuna e Vitisë është e hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Ky projekt që financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka për qëllim fuqizimin dhe rigjallërimin e bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave të goditura nga pandemia Covid-19, duke iu ofruar mundësi më të mëdha ekonomike dhe rrjedhimisht, duke rritur qëndrueshmërinë e bizneseve të synuara dhe duke nxitur efekt zinxhiror në tërë sektorin privat në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.